Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka paralajmëruar një tjetër protestë të pensionistëve para kryeministrisë të mërkurën në orën 10:00 të mëngjesit.
Në një shënim në Facebook ai shkruan se Rama di të bëjë vetëm një gjë dhe ajo është tallja me pensionistët dhe me krejt popullin.
Në protestën para kryeministrisë do marrin pjesë pensionistët si dhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë.
“Edi Rama di të bëjë vetëm një gjë: të tallet me pensionistët dhe me krejt popullin.
Të mërkurën në orën 10:00 protestojmë sërish përpara kryeministrisë për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik. Bashkohu në Lëvizjen BASHKË: https://levizjabashke.al/anetaresohu/” – shkruan Qori në një videomesazh.
“Edi Rama po u jep lajmin e madh pensionistëve. Do e bëjë pensionin miminal 150 euro, po jo tani, por në vitin 2030, pas gjashtë vitesh. Kushedi sa pensionistë nuk do jenë më në jetë derisa të kujtohet Rama për rritjen e pensionit. Kjo është tallje për pensionistët. Po nga ana tjetër është lajm vërtet shqetësues për shoqërinë sepse Edi Rama e projekton veten në pushtet të paktën edhe mandatin e pestë. Pse jo pastaj mandatin e gjashtë, të shtatë, tetë, për t;u bërë si tirani që përshkruan Gabriel Garcia Marquez te “Vjeshta e Patriarkut”. Nga ana tjetër edhe rritja e pensionit minimal në vitin 2030 deri në 150 euro është 50 euro më pak se minimum i sotëm jetik, lëre më se sa do jetë minimum jetik në 2030-ën, ku çdo valutë do zhvleftësohet me kohën. Edi Rama nuk mundet t’i rritë pensionet sepse është politkan i korruptuar. Nuk ka para edhe për të vjedhur Rama vetë edhepër të vjedhur ministrat e Ramës, edhe për të vjedhur oligarkët, bashkëpunëtorët kryesorë të Ramës,edhepër të rritur pensionet. Edi Rama është një kryeministër i paaftë që nuk di si zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme ekonomia shqiptare. Nuk e di si luftohen evazioni fisjkal apo informaliteti në punë. Edi Rama di vetëm një gjë: si të tallet me jut ë dashur pensionistë dheme të gjithë ne të tjerët, qytetarët e Shq ipërisë. Prandaj ditën e mërkurë në orën 10:00 para kryeministrisë ne do protestojmë sërish, shumë më të shumtë në numër për minimumin jetik, për pensione dinjitoze por edhj kundër talljes me një popull të tërë. Ju presim të mërkurë në orën 10:00 para kryeministrisë.” – thotë Qori në videomesazhin e tij.