Një pamje e pazakontë është parë para bashkisë Shkodër sot.
Një krevat dopio mbi të cilin qëndronin një çift të rinjsh është vendosur para godinës, poshtë ballkonit të kryebashkiakut të PS-së Benet Beci.
Në foton e shfaqur në rrjetet sociale, vajza e shtrirë është thuajse e zhveshur nga mesi e poshtë ndërsa përballë saj qëndron një i ri që mban në dorë një aparat fotografik.
Është e paqartë nëse çifti i të rinjve ka zgjedhur këtë formë të pazakontë për të protestuar apo bëhet fjalë për ndonjë spot publicitar.