Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të pushuar hetimet ndaj deputetit demokrat Bledion Nallbati, i cili kishte goditur me grusht kolegun e tij Vullnet Sinën gjatë një seance parlamentare.
Sipas njoftimit për mediat, Prokuroria e Posaçme kishte paraqitur kërkesën për pushimin e procedimit penal nr. 230 të vitit 2023, lidhur me veprën penale “Goditje për shkak të detyrës,” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO me vendimin nr. 115, datë 28.10.2024, vendosi pranimin e saj dhe pushimin e çështjes. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023, për veprën penalë të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 328/1/b, 329/a, 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 115, datë 28.10.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, pushimin e çështjes e rregjistruar sipas procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023.
2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 28.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar