Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet në Dubai Durim Bami


Durim Bami është arrestuar në Dubai për herë të dytë dhe autoritetet shqiptare do kërkojnë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku kërkohet nga drejtësia.

Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi që paguhej për eliminimin e personave të njohur e krerët e grupeve të ndryshme kriminale në vend në përplasjet mes tyre.

Bami ishte ndaluar më herët dhe ishte në proces verifikimi ndërsa në rastin e tij pritet të veprohet njësoj si në rastin e Parent Dervishajt që u ekstradua gjithashtu nga Dubai.

Bami akuzohet se kishte paguar për eliminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, teksa edhe ky i fundit ofronte 1 milion euro për eliminimin e tij për motive hakmarrjeje.

Ai dyshohet gjithashtu si i përfshirë në atentatet ndaj dy miqve të Ervis Martinajt, Erigers Mihasi dhe Hektor Xheçuka.