Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga zjarri stalla në Shkodër, digjen 22 derra


Një zjarr ka rënë në një stallë derrash në Shkodër, duke bërë që te digjen 22 derra.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:10 në fshatin Vukatanë, ku zjarrin dyshohet se e ka shkaktuar një shkëndijë elektrike.

Përveç derrave, zjarri ka djegur gjithashtu bazën ushqimore për bagëtitë dhe ka dëmtuar një makinë që ishte parkosur afër stallës. Policia vijon hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmë, rreth orës 21:10, në fshatin Vukatanë, në stallën e bagëtive të shtetasit A. Gj., ka rënë zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës”, njofton policia