Eurodeputeti Fredi Beleri ka komentuaer incidentin e sotëm kur atij iu mbyllën dyert e Kuvendit para një takimi me grupet parlamentare.
Në një intervistë për median greke ND, ai tha se urrejtja e Ramës ndaj tij dhe minoritetit grek në Himarë nuk mund të shfaqet më. Beleri shtoi se Shqipëria që është kandidate për në BE, sot tregoi përbuzje ndaj Parlamentit Evropian, ku dëshiron të anëtarësohet dhe se sulmet e Ramës ndaj tij nuk mund t’ia kthejnë mendjen.
Në fund ai tha se Shqipëria duhet të tregojë se dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe se kjo nuk mund të ndodhë nëse shëron plagët e hapura dhe nuk respekton të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.
“Urrejtja që z. Rama ka kultivuar prej kaq kohësh ndaj meje dhe pjesëtarëve të minoritetit etnik grek në Himarë nuk mund të shfaqet më.
Fatkeqësisht, Shqipëria kandidate po tregon sot përbuzje ndaj një institucioni lider europian, në të cilin dëshiron të bëhet anëtare. Por edhe përbuzja për konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar për mbrojtjen e përfaqësive diplomatike
Kam kaluar 16 muaj në një qeli shqiptare, këto sulme nuk mund të ma kthejnë mendjen.
Shqipëria duhet të dëshmojë se dëshiron dhe duhet të jetë në Evropë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk shëron plagët e hapura në Republikën dhe shtetin e saj ligjor, por edhe nëse nuk respektohen të drejtat e pakicës sonë kombëtare.” – tha Beleri në deklaratën e tij për median greke.