Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari godet Belerin me vezë dhe kos: Duhet të ishte në burg, ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na bën karshillëk


Fredi Beleri, pjesë e delegacionit të eurodeputetëve në kuadër të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, është sulmuar nga një qytetar që i hodhi vezë dhe kos. Qytetari shprehu se Beleri duhet të ishte në burg, duke akuzuar atë për shpërdorim të drejtësisë dhe duke theksuar se ka “vrarë” dhe “vjedhur vota”.

Pamjet tregojnë momentin e incidentit, ku qytetari dëgjohet të thotë se Beleri po i bën karshillëk shqiptarëve me ndihmën e europianëve. Ai kritikoi edhe situatën e emigrantëve shqiptarë që janë larguar për shkak të vështirësive ekonomike. 

 

“I ka shpëtuar burgut me procedura Duhet të ishte në burg. Harruar 200 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës? Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë”, u shpreh ai.