Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Morinë 38-vjeçari nga Kosova


mor38 vjeçari nga Kosova, Burim Bajrami është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Ai është dënuar në Maqedoninë e Veriut me 6 vjet burgim për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Policia Kufitare e PKK Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tirana, ka realizuar arrestimin e Bajramit si rezultat i shkëmbimit të informacioneve.

Gjatë verifikimeve, u konstatua se ai kishte mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë nga dënimi.

Njoftimi:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në RMV, me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari nga Kosova.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Burim Bajrami, 38 vjeç, banues në Gjilan.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.