Vendosni fjalën kyçe....

Konstatimi i Arlind Qorit: Çim Peka dhe Sokol Balla, të vetmit gazetarë që s’më ftojnë kurrë


Kreui i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka konstatuar se Çim Peka dhe televizioni i drejtuar prej tij Syri Tv dhe gazetari Sokol Balla janë të vetmit që nuk e kanë ftuar kurrë në 14 vite jetë publike.

Ai e bëri deklaratën në podcastin e tij teksa tha se fakti që Peka, që sipas tij është shërbëtori më besnik i Berishës dhe Balla, shërbëtori më besnik i Ramës nuk e kanë ftuar kurrë, tregon shumë për mënyrën si televizionet i shërbejnë pushtetit të djeshëm e të sotëm si dhe oligarkëve.

“A e di ti që i vetmi televizion që s’me ka ftuar asnjëherë është Syri Tv. I vetmi televizion. Televizioni nën kontrollin e Sali Berishës. I vetmi gazetar që mua nuk më ka ftuar kurrë në 14 vite jetë publike është Sokol Balla. Pra shërbëtori më besnik i Edi Ramës, Balla dhe shërbëtori më besnik i Sali Berishës, Peka. Këta janë të dy që kanë bojkotuar për 13-14 vjet pranimë time në media. Kjo tregon shumë për karakterin tonë dhe për mënyrën sesi pjesa më e madhe e televizioneve, sidomos e televizioneve i shërbejnë pushtetit të sotëm, pushtetit të djeshëm, po të gjitha bashkë u shërbejnë oligarkëve.” – tha Qori.