Vlera e kontratat të reja me Partneritet Publik-Privat që do të financohen vitin që vjen do të arrijë në 109 miliardë lekë, rreth 1,1 miliardë euro sipas projektbuxhetit 2025.
Kontratat do të financohen nga taksat direkte që do të paguajnë qytetarët për përdorimin e objekteve.
Lista e re e PPP-v e qe nisin nga viti që vjen janë shkollat në Bashkinë e Tiranës përkatësisht “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objekte arsimore në Zonën Tirana 3” me 2,5 miliardë lekë dhe “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objekte arsimore në Zonën Tirana 2,5 mld lekë.
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
Projekti që pritët të financohet nga fondet e buxhetit për vitin që vjen është PPP-ja “Për projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Kashar – Lekaj” (Pa T.V.SH.) me 56,7 mld lekë dhe projekti PPP “Për projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Lekaj – Fier” (Pa T.V.SH.) me vlerë 38 miliardë lekë.
Për PPP-në “Për projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Thumanë” (pa T.V.SH.) do të financohen 5,3 miliardë lekë dhe Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe transferim i Aeroportit të Sarandës 4.2 miliardë lekë. Ky projekt duket se do të zhvendoset në Gjirokastër, pasi në Sarandë nuk ka terren të përshtatshëm.
Kontratat e reja PPP që nisin më 2025, me vlerë 1,1 miliardë
Ministria e Financave vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të Partneritetit Publik-Privat (PPP) si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.
Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontratat koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.
Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.
Aktualisht, janë aktive 11 kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), ndërsa edhe pesë të tjera pritet të aktivizohen vitin që vjen.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor