Vendosni fjalën kyçe....

Lufta ndaj evazionit, 150 mln euro shtesë në buxhetin 2025


Lufta ndaj evazionit fiskal do të jetë një nga gjeneratorët kryesore të rritjes se të ardhurave në buxhetin 2025. Sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin 2025, të ardhurat nga miradministrimi që nënkuptojnë luftën ndaj informalitetit do të arrijnë vitin që vjen në 15,1 miliardë lekë (150) mln euro. Kjo shumë është sa 28 pikë për qind e rritjes se të ardhurave tatimore me 2025.

Projeksioni i të ardhurave nga tatimet dhe doganat dhe të Ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2025 është 52,9 miliardë lekë, nga të cilat 15 miliardë lekë do të realizohen nga miradministrimi.

Masa e parë kundër evazionit është “Zvogëlimi i hendekut të pajtueshmërisë në lidhje me TVSH-në”. Synimi është që brenda vitit 2027 të rritet përputhshmëria tatimore e TVSH, me rritje të deklarimit të qarkullimit të 14% të tatimpaguesve deklarues tvsh, sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Financave.

Masa e dytë është “Ulja e pagesave me para në dorë në ekonomi”. Synimi është që deri me 2027 është që të ulet përdorimi i cash nëpërmjet masave tatimore dhe shumica e tatimpaguesve të pranojnë pagesa me kartë.

Masa e tretë, “Hetimi i pasurisë së pajustifikuar”. Synimi është që deri me 2027 është që të jenë krijuar sistemet, regjistrat dhe kapacitetet për hetimin e pasurisë së pashpjeguar dhe të jenë kryer mbi 500 hetime tatimpaguesish dhe mbi 200 hetime të individëve.

Masa e tretë “Zvogëlimi i shmangies tatimore”. Synimi në 2027 është që jenë krijuar instrumentet për të investiguar rastet e shmangieve tatimore.

Masa e katërt, “Reduktimi i punës së padeklaruar dhe te nën-deklarimit të pagës reale”. Synimi është që brenda vitit 2027 të jetë përfshirë në listë pagesë 40 mijë të punësuar të rinj si dhe të rritet deklarimi i pagës reale për 120 mijë të punësuar.

Masa e pestë “Reduktimi i kostove të përmbushjes dhe rritja e sigurisë tatimore dhe besimit te administrata tatimore”. Synimi është që deri më 2027 të rritet pajtueshmëria vullnetare e tatimpaguesve dhe besimi tek administrata tatimore./B.Hoxha

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor