Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësoren në Kamëz, 63-vjeçarja humb jetën në spital


Një aksident ka ndodhur në Valias, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital gjatë natës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën. Policia po heton rrethanat e aksidentit dhe po mbledh prova përkatëse lidhur me ngjarjen.

“Më datë 28.10.2024, rreth orës 17:20, në Valias, shtetasi E. S., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës”, njofton policia.