Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit djegin goma dhe koshat e mbeturinat


Aksioni opozitar ditën e sotme është përshkallëzuar, ku në disa momente pati edhe përplasje me policinë.

Pas këtij akti, protestuesit kanë djegur disa goma dhe koshat e mbeturinave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të fikur zjarrin.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të distancohen dhe të lirojnë rrugët, ndërsa deputetët e PD akuzojnë policinë se po provokon qytetarët.

Deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh se nëse vazhdojnë me provokime, qytetarët do ti drejtohen Surrelit.