Në Tiranë po mbahet takimi takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
10 deputetët e Parlamentit Europian, kanë mbërritur në Tiranë dhe janë takuar me kryeministrin Edi Rama.
Takimi ishte për tu zhvilluar në orën 10 te Kryeministria, por u zhvillua herët në mëngjes te hoteli ku ata janë akomoduar.
Pjesë e takimit ishte edhe Fredi Beleri si eurodeputet grek por në pamjet e shpërndara nëpër rrjete sociale, duket se kryeministri nuk e ka pranuar në takim, duke i mbyllur derën dhe duke e lënë për disa minuta jashtë pas derës, ndërkohë që nuk iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.