Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet situata te Sheshi Shqiponja, Noka-policëve: Mos provokoni, ndryshe nisemi për Surrel


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Noka dhe deputetët Dogjani e Vokshi janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Repartin Shqiponja në rrethrrotullimin e Casa Italia e Sheshit Shqiponja.

Ata u kanë kërkuar policëve që të largohe nga protestuesit dhe të mos i provokojnë ata në të kundërt qytetarët do nisen drejt rezidencës së kryeministrit Rama në Surrel.

“Çdo provokim i protestuesve paqëore do ketë vetëm një përgjigje, Të gjthë drejt Surrelit. I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës të largojë narkopolicinë, në të kundërt destinacioni do jetë Surreli. Tërhiqeni policinë, po protesstojmë paqësisht. Mos i provokoni protestuesit. Drejtori juaj i policisë është emëruar nga grupet kriminale të Elbasanit. Kë po mbroni? Larghuni ose do përballeni me pasojat.” – tha Noka.