Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro, ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre.
Ai thekson se autorizimi për shitjen e karburantit është dhënë sipas ligjit dhe se ka firmosur gjithçka në përputhje me rregullat. Duro shpreh se akuzat janë të pabaza dhe qëndrojnë në denoncimet e disa shtetasve.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.