Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kritikuar policinë për ngjarjen e rëndë në Shkodër pasditen e sotme, ku nga të shtënat me armë zjarri u vranë dy persona dhe janë në gjendje të rëndë.
Ai shkruan në X se policia e ka mendjen te përndjekja politike ndaj kundërshtarëve të kryeministrit Rama.
Bardhi shkruan se nxjerrja e policia nga funksioni është akt kriminal ndërsa ajo është shndërruar në mbrojtëse të krimit.
“Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar. Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!” – shkruan Bardhi