Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Shkodër, Basha: Shteti është dorëzuar para bandave kriminale


Kreu i Partisë Demokratike- Demokratët Evropianë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Shkodër ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur.

Basha thotë se krimi është bërë njësh me shtetin dhe godet i pandëshkuar.

Basha thekson se atentati tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale.

Sot Shkodra është tronditur nga dora e krimit. Krimi i bërë njësh me shtetin godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje, terror dhe dhimbje.

Ngjarja e Shkodrës është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale.

Krimi e solli në pushtet Edi Ramën, sot ai i është dorëzuar pushtetit të krimit”-shkruan Basha.