Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i rrugëve, kallëzohen në SPAK 16 deputetë të PD-së


16 deputetë të PD-së janë kallëzuar në SPAK nga policia lidhur me protestën pasditen e djeshme në disa nga  rrugët kryesore të vendit.

Deputetët ndaj të cilëve ka nisur procedimi në gjendje të lirë janë nga qarqe të ndryshme të vendit ndërsa mes të proceduarve është edhe kryeabashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.

Deputetët e kallëzuar janë:

Ata që bllokuan Kthesën e Kamzës

Flamur Noka

Albana Vokshi,

Xhelal Mziu 

Asllan Dogjani

Ata që bllokuan rrethrrotullimin e Shkozetit

Edi Paloka

Dashamir Sula

Bledjon Nallbati

Ata që bllokuan rrethrrotullimin e Levanit

Kasem Mahmutaj

Tritan Shehu

Luan Baçi

Në hetim janë edhe deputetët Tomorr Alizoti, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Elda Hoti e Kastriot Piroli si dhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.