Gazetarja Fatjona Mejdini i bën thirrje policië që të çojë para drejtësisë autorin e sulmit me kos dhe vezë ndaj eurodeputetit Fredi Beleri.
Ajo e quan të shëmtuar sulmin ndërsa sugjeron se patriotët duhet t’ua hidhnin kosin dhe vezët Berishës dhe Metës që e kandiduan Belerin në zgjedhjet e fundit lokale në Himarë
“Pamje super të shëmtuara ato të goditjes së Fredi Bejlerit dhe policia duhet dhe ka detyrë të vendosë autorin para drejtësisë. Nërkaq patriotët po të ishin trima duht të provonin që atë kosin dhe vezët t’ua hidhnin atyre që kandiduan Bejlerin dhe ta lënë këtë të fundit në hallin e tij.” – shkruan Mejdini.
Incidenti ndodhi ditën e djeshme para Kuvendit ku Beleri u qëllua me kos dhe vezë nga një person. Ai ishte pjesë e një ekipi eurodeputetësh që kanë ardhur në Tiranë si pjesë e një misioni nga Brukseli.
Beleri u arrestua tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, por u shpall fitues në votime tre ditë më vonë. Ai u kandidua nga koalicioni Bashkë Fitojmë i PD-së dhe PL-së.
Pavarësisht kësaj, pas një procesi të gjatë gjyqësor, Beleri u dënua nga gjykata për blerje votash. Beleri u kandidua për eurodeputet në Parlamentin Evropian nga Nea Demokratia e kryeministrit grek Mitsotaqis dhe u shpall fitues.