Vendosni fjalën kyçe....

Në gjendje të rëndë pas atentatit, dy javë më parë Arlind Bushati denoncoi se u kanos me armë në Shkodër


Majtas Xhemal Bushati, djathtas Arlind Bushati

32-vjeçar Arlind Bushati, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës pas atentatit të ndodhur pak më parë në Dobraç të Shkodrës, kishte denoncuar dy javë më parë një kanosje me armë ndaj tij në një lokal në pedonalen e Shkodrës.

Ai ka deklaruar në polici se dy persona të maskuar me motor i janë afruar te lokali ku po qëndronte dhe e kanë kërcënuar me armë.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.” – deklaronte dy javë më parë policia.