Partizani fitoi 0-2 në transfertën në Korçë ndaj Skënderbeut.
Demat e kuq kaluan në avantazh në minutën e 15-të, me Bintsouka që ndëshkoi skuadrën vendase.
Për të parë golin e dytë u desh të vinte fundi i sfidës, sërish me Bintsouka që kompletoi edhe dopietën personale.
Me këtë fitore Partizani kryeson kampionatin ndërsa Skënderbeu është në vendin e tetë.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Tirana-Vllaznia përfundoi 3-4, ndërsa Laçi mundi 2-0 Egnatian.