Të paktën 95 persona humbën jetën nga përmbytjet shkatërruese në Spanjë.
Ministri i Politikës Territoriale, Ángel Victor Torres, ka shpallur tre ditë zie.
Dhjetëra njerëz e kanë kaluar natën në Valencia mbi kamionë apo makina, në çatitë e dyqaneve apo pikave të benzinës, apo të bllokuar në automjetet e tyre në rrugë të bllokuara derisa janë shpëtuar.
Shirat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike duke prekur 115,000 njerëz, mbyllje të rrugëve dhe pezullim të shërbimit hekurudhor të shpejtësisë së lartë midis Madridit dhe Komunitetit Valencias dhe korridorit mesdhetar drejt Barcelonës.
Stuhia po zhvendoset në Extremadura, në jug të Tarragonës dhe në perëndim të Andaluzisë, ku Cádiz është në alarm të kuq për shkak të rrezikut të akumulimit të ujit.
Në videot e publikuara në rrjet shihet teksa uji merr para një urë dhe në një rast tjetër merr para makina. Ndërsa në në video tjetër shihet uji që ka përmbytur një shtëpi të moshuarish.