Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE-së: Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025, nëse përshpejtohen reformat


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, theksoi rëndësinë e përshpejtimit të reformave për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai nënvizoi se raporti i Komisionit Evropian e njeh Shqipërinë si të harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së dhe ofron mundësi për të hapur të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025.

Gonzato gjithashtu theksoi nevojën për dialog konstruktiv për të adresuar polarizimin politik dhe mangësitë në procesin zgjedhor, duke vënë në pah progresin në sistemin gjyqësor, por edhe shqetësimet për trysni mbi të.

“Raporti njeh plotësisht faktin se Shqipëria është në harmonizim të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Komisioni sheh një mundësi që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE.

Nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në 2027.

Raporti i 2024 për Shqipërinë ofron orientim të rëndësishëm, rekomandimet dhe masat për vitin që vjen.
Grup kapitulli i themeloreve, sa i përket kriterit politik, situatë thellësisht e polarizuar politike.

Po kështu dhe për shkak të mangësive të patrajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi, dialog konstruktiv gjithëpërfshirës politik.

Funksioni i gjyqësorit, komisioni vëren disi progres në këtë fushë, sidomos me afrimin e fundit të vettingut. Shqetësime për orvatjet për trysni në sistemin gjyqësor”, tha ndër të tjera Gonzato.