Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, për pjesëmarrje masivë në atë që e cilësoi si, ‘marshin e çlirimit të Shkodrës’.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se është koha që shkodranët të rifitojnë qytetin e tyre nga bandat kriminale në pushtet, që sipas tij kanë marrë jetë njerëzore të pafajshme .
“Të dashur miq, kjo ngjarje, kjo masakër, është një alarm, është një thirrje për çdo shkodran, të dalë, të ngrihet me burrëri dhe guxim në mosbindje civile për të rikthyer në duart e qytetarëve qytetin e vet të bekuar.
Të qytetarëve të vet fisnikë, punëtorë, të ndershëm, qytetin që u vu nën pushtim të bandës më 14 maj dhe që Edi Rama kërkon ta mbajë në pushtim përsëri.
Prandaj ditën e shtunë, në ora 12:00, bëj thirrje në Shkodër, marshimi i çlirimit, marshi i shpëtimit në Shkodër.
Qytetarë dhe qytetare shkodranë. Ditën e shtunë, duhet të rifitoni qytetin tuaj”-deklaroi Berisha.