Deputeti i pavarur Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Shehaj u shpreh i revoltuar dhe e akuzoi Spiropalin se po sillte qesharakisht situatën, ndërsa ajo ia ktheu se publiku do ta gjykonte situatën. Të dy palët shkëmbyen akuza për populizëm dhe se kush kishte të drejtë të fliste në Kuvend.
“Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës,” theksoi Shehaj, ndërsa Spiropali e paralajmëroi që të ndalonte me “pozat TikTok” dhe të përqendrohej në çështjen në fjalë. Debati reflektonte tensionet e vazhdueshme mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.
Debati:
Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?
Agron Shehaj: Për procedurë
Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje.
Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi
Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë
Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku
Agrin Shehaj: Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..
Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë
Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës
Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?
Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni
Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.