Ekstradimit i shtetasit rus Igor Kokunov ka “përplasur” institucionet. Në një njoftim për shtyp Ministria e Drejtësisë thekson se Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar vendimin për bllokimin e ekstradimit pasi ai ishte kryer tashmë dhe shtetasi rus u ishte dorëzuar autoriteteve ruse në Rinas.
Shtetasi rus Igor Kokunov u ekstraduar drejt Rusisë, ku kërkohet nga autoritetet e drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë njofton se Kokunov iu dorëzua autoriteteve ruse ditën e djeshme në Aeroportin e Rinasit, me datë 30 tetor në orën 16 e 35 ndërsa njoftimi nga Gjykata Kushtetuese është bërë me email në orën 17 e 53, jashtë orarit zyrtar dhe pasi Kokunov u ishte dorëzuar autriteteve ruse në aeroportin e Rinasit.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Ministria e Drejtësisë është njohur zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në datë 31 tetor (sot) në orën 17:53.
“Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov u krye më datë 30 tetor 2024, në orën 16:45, sipas procesverbalit të nënshkruar në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ku ai u dorëzua autoriteteve ruse. Më datë 31 Tetor 2024, Ministria e Drejtësisë u njoh zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa me email Gjykata njoftoi Ministrinë e Drejtësisë në orën 17:53 të datës 30 tetor, jashtë orarit zyrtar. Ky vendim, i marrë nga Gjykata Kushtetuese në datë 30.10.2024, ora 17:15, urdhëronte pezullimin e përkohshëm të procedurave të ekstradimit deri në një vendimmarrje të dytë nga kjo gjykatë” – njofton Drejtoria e Burgjeve.