Vendosni fjalën kyçe....

Gonzato i dorëzon progres-raportin e KE-së për 2024-ën, Rama: Hapja e grup-kapitullit të parë afirmoi përparimet e bëra


 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportprogesin e Bashkimt Europian për vendin tonë, teksa u shpreh se ky tashmë është bërë një ritual vjetor.

Ai shtoi se konferenca afirmoi njohjen nga të gjithat vendet e BE të përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Edi Rama: Është një ritual, çdo tetor marrin rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportprogresit të BE! Ky tetor është i posaçëm sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare me BE për çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë.

Konferenca afirmoi njohjen nga të gjithat vendet e BE të përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Jam së bashku me ambasadorin e BE, Silvo Gonzato, për të marrë një kopje të raportit.