Vendosni fjalën kyçe....

Incineratori i Fierit, pyeten 7 dëshmitarë


Shtatë dëshmitarë janë pyetur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit lidhur me dosjen e incineratorit të Fierit.

Kërkesa për rishqyrtim është bërë nga prokurori Dritan Prençi. Dëshmitarët e pyetur sot janë Ueda Hajrullai ekonomiste të dy shoqëritë, Anela Shkurti ekonomiste 2019-2021, Ilirjan Priftaj, inxhinier ndërtimi, Perika Totojani, inxhier ndërtimi (drejtues teknik), Enid Ndine, ndërtues kantieri (inxhinier), Endri Kolaci, shofer kamioncine, Alba Thoma, zyrtare e Ministrisë së Mjedisit.

Ishte thirr edhe nuk u paraqit Elton Bualli po u morën parasysh thëniet e tij.

Në seancë u paraqit edhe Arjola Kodra ish- administratorja e incineratorit të Tiranës e cila nuk dha pëlqimin për t’u pyetur. Seanca e radhës është caktuar për në 14 nëntor në orën 10:00.