Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur reagimit të Kryeministrit Edi Rama mbi deklaratën e saj se ai është “peshku i madh” në telefonin e saj.
Kryemadhi i thotë në reagim se i ka fijen për “ta sjellë në këmbë në tokë”.
“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë””-shkruan Kryemadhi.
Rama deklaroi më herët në emisionin “Opinion” se Kryemadhi është në hall të madh dhe se nuk do të debatonte me një person që ka halle me drejtësinë.
“Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qen më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dykëmbësorë që kanë marr rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë”-deklaroi Rama.