Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u shpreh sot pas paraqitjes në SPAK se organi i akuzës duhet të thërrasë ministrat e qeverisë për të hetuar aferat korruptive. Ajo përmendi veçanërisht Belinda Ballukun, duke e akuzuar se ka përfituar 50 milion euro nga tenderi për Tunelin e Llogarasë.
Ajo gjithashtu kritikoi sistemin e drejtësisë, duke theksuar se shqiptarët po përballen me terror nga krimi dhe bandat, që sipas saj, kanë arritur të vendosin drejtues të policisë. “Sot drejtësia duhet të shqetësohet për këtë situatë,” përfundoi Hoti.
Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe me një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.
Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë cka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë , sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm.
Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë”, u shpreh Hoti.