Dy gazetarë meksikanë u qëlluan për vdekje brenda 24 oëve të fundit në shtetet perëndimore, sipas autoriteteve, ndërsa vendi po përballet me një shpërthim dhune në rajon.
Një gazetare meksikane u qëllua për vdekje në shtetin perëndimor Colima të mërkurën pasdite, tha zyra e prokurorit për Reuters.
Emri i saj ishte Patricia Ramirez, e njohur gjithashtu me pseudonimin e saj Paty Bunbury, e cila punonte si reportere, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Ajo ishte gazetarja e dytë që u qëllua për vdekje në më pak se 24 orë në Meksikë, e renditur si një nga vendet më vdekjeprurëse për gazetarët nga grupet e lirisë së shtypit, pasi drejtuesi i një gazete online në Meksikë u vra vonë të martën.
Vrasjet shënuan të parën e një gazetareje nën presidenten Claudia Sheinbaum, e cila mori detyrën në fillim të këtij muaji dhe është zotuar të luftojë dhunën dhe krimin.
Mauricio Cruz u qëllua për vdekje në qytetin ruapan, në shtetin perëndimor Michoacan të rrënuar nga dhuna, sipas zyrës së prokurorit të shtetit. Nga të shtënat mbeti i plagosur një person tjetër, të cilin prokurori nuk e ka identifikuar.
Uruapan është i njohur për krimet e tmerrshme si prerjet e kokës, që rrjedhin nga luftimet mes karteleve të drogës ose përballjet me forcat e rendit.
Media e lajmeve MinutoXMinuto Michoacan, postoi një homazh për gazetarin në faqen e saj në Facebook, duke shfaqur videon e tij të fundit të regjistruar disa minuta para vdekjes së tij.
Ndërsa kombi është tronditur nga një valë dhune, Sheinbaum ka ndjekur gjurmët e paraardhësit dhe mentorit të saj, ish-presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, duke deklaruar se qeveria e saj nuk do niste një luftë të re ndaj karteleve të drogës në Meksikë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani