Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, është paraqitur në SPAK. Zv.ministri i Indrastrukturës po hetohet pas dy kallëzimeve të bëra ndaj tij prej PD-së.
Klosi po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.
“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.” – thuhet në njoftimin e SPAK-ut pak javë më parë.
Pak kohë më parë Klosi mbante postin e drejtorit të Tatimeve por u dorëhoq para se emërohej zv. ministër i Infrastrukturës.