Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.
“Jam paraqitur për një problem që do e sqaroj kur të dal”, tha ai para kamerave.
Nuk dihet ende arsyeja pse deputeti Luan Baçi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga SPAK.
Më herët ndaj Baçit është bërë një kallëzim nga shtetasi Aredin Behari, për akuzën “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”.