Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama nis fyerjet ndaj Arlind Qorit (pasi ky i fundit e skanoi bashkë me ministrat)


Në një takim në Korçë me pensionistët Edi Rama ka nisur fyerjet ndaj Arlind Qorit pasi ky i fundit e skanoi bashkë me ministrat

Rama e cilësoi Arlind Qorin një Sude që sipas tij nxori “ca pensionistë në protestë” duke i kërkuar pensionistëve të mos besojnë asnjë përveç tij.

“Shumica e pensionistëve nuk diskutohet që mbështesin këtë forcë por edhe të tjerët duhet të jenë të bindur pavarësisht arsyeve të tyre, në mënyrë të pavetëdijshme mbështesin Suden. Pensionistët që nuk mbështesin ne, apo që shkojnë pas maskave të Sudes qofshin 80-vjeçare apo 30 vjeçare. Duhet ta dinë që për inati tonë flenë me Suden. Ti dëgjosh, kur flasin dhe ti dëgjosh kur thonë çdo bëjnë nuk bëjnë sens, njësoj si Sudja. Prandaj inat le të na kenë por hakun nuk duhet të na e mohojnë sepse ia bëjnë vetes. Ne e kemi mbështetjen për të vazhduar këtë punë. Ne e hapëm këtë diskutim dhe prandaj dalin tani. Është një sude me gjyzlyke që sjell ca pensionistë që dalin në protestë. Dhe vërtetë jam i keqardhur për ata pensionistë sepse dalin të nxitur nga Sudja. Dhe i besojnë kësaj sudja. Një Sude me një maskë me gjyzlyke. Këto ishin këto ato që kisha unë”-deklaroi Rama.

Gjithashtu Qori disa ditë më parë në një podcast të Lëvizjes Bashkë bëri një skanim të Edi Ramës mbi njohuritë e tij mbi politikat sociale dhe ekonominë.

Ai quajti Ramën dhe ministrat e tij si persona që nuk dinë se çfarë thonë dhe të paaftë.

Është një njeri me mangësi të thella intelektuale. Edi Rama nuk merr vesh asnjë gjë nga politikat sociale nuk merr vesh asnjë gjë nga ekonomia. Edi Rama është një piktor, që s’ka lexuar në jetën e vetë asnjë libër jo të ekonomisë e të politikave sociale por as të shkencës politike. Ka vënë ministër ekonomie një ish-studentin e vet të arteve Gonxhen, që është piktor a kush e di ç’tjetër, ky gjeniu i ekonomisë. Ka ministër të financave njërit që s’i kanë djersitur mustaqet akoma. Një vartës vulëhumbur, emërhumbur të Belinda Ballukut. Belinda Ballukun po e dëgjove mbi 60 sekonda pasi mbaron recitimin e kupton çfarë zbrazëtire intelektuale është, çfarë koke bosh që është njëlloj si ministrat e tjerë të Edi Ramës. Këta janë njerëz të paaftë. Këta nuk dinë për çfarë flasin. Pra e vetmja gjë që di Edi Rama është që nuk do rris pensionet se tashmë paratë i ka shpërdoruar u a ka dhënë oligarkëve”-deklaronte Qori.