Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa depoziton padi në SPAK për ligjin e qeverisë mbi Zonat e Mbrojtura: Ligji nuk mbron interesin publik


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka depozituar sot një padi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kundër ligjit të qeverisë që ul nivelin e mbrojtjes për Zonat e Mbrojtura. Ajo theksoi se ky ligj shërben vetëm interesat e oligarkëve dhe jo ato të qytetarëve.

“Meqenëse nuk kishte më vend, kjo nevojë e tyre u zgjidh nga Edi Rama duke i hequr mbrojtjen zonave të mbrojtura dhe duke i kthyer në sheshe ndërtimi për miqtë dhe klientët e Edi Ramës.

Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës dhe miqve të tij me anë të të cilëve garanton vota për zgjedhjet e ardhshme”, tha deputetja e PD.

Zhupa theksoi se Laguna e Karavastasë, Butrinti, kudo ku mund të vini gishtin mund të ndërtoni. “Mbrojtja do të jetë vetëm në letër. Si mund të jetë në interesin publik ky ligj kur në vend të një lagune, liqeni, florës, faunës do ketë beton, pishina dhe vila të oligarkëve.

Ne kemi paditur disa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë ligj. Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura. Çdo pikë në hartë, do jetë si pika e vogël e Mirela Kumbaros”, u shpreh ajo,