Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri Tahiri në SPAK: U pyeta për 21 janarin dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015


Ish-ministri Saimir Tahiri u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjet e 21 janarit dhe një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2015. Pas një seance prej 1 ore e 20 minutash, Tahiri theksoi se ishte thirrur për të sqaruar disa akuza.

Për mediat ai është shprehuR se ishte thirrur për kallëzimin e bërë në 2015 dhe theksoi se u qëndron atyre që ka deklaruar po atë vit, teksa bëri thirrje që ngjarja të zbardhet.

“U pyeta për 21 janarin dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015”, u shpreh Tahiri.

Në deklaratat e tij për mediat, Tahiri ka rikujtuar fjalimin e tij në Kuvend në 2015, ku akuzoi ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, se kishte dhënë urdhër për përdorimin e lëndëve kimike ndaj protestuesve. Ai pretendoi se urdhri i dhënë nga ministri i Brendshëm në atë kohë për të hedhur substanca mbi demonstruesit ishte i paligjshëm.

“Ministri juaj i Brendshëm ka dhënë urdhër që të ngriheshin helikopterët dhe të hidhnin lëndë homogjene mbi demonstruesit tek piramida .

21 janar, në librin e shënimit rezulton: Gjenerali, ora 14:54 urdhri asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve, por edhe kjo është e korrigjuar dhe mbi të ishte shkruar, asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër. Të dy shënimet duket me sy të lirë që janë të korrigjuar.

Po kështu rezulton nga kqyrja se vetëm në datën 21 janar ka falsifikim dhe korrigjim të urdhrave, në këto kushte SHKB ka depozituar sot kallëzimin për bashkën në akuzën shpërdorim detyre i cili ka dhënë një urdhër të kundraligjshëm pasi nuk është në kompetencën e ministrit drejtimi i operacionit dhe përdorimi i lëndëve kimike. 

Kjo është padia e depozituar sot për një ministër që rezulton se ka dhënë urdhër të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë kimike ndaj protestuesve”, shprehej Tahiri më 2015.