Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen nga detyra shtatë pedagogë në Universitetin e Elbasanit, akuzohen për korrupsion pasiv


Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme te universiteti Aleksandër Xhuvani, në Elbasan

Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të Shkencave të Edukimit.

Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje për korrupsion pasiv. Ndërkohë sipas burimeve, pedagogët janë pezulluar nga detyra.

 

EMRAT E PEDAGOGËVE

  1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
  6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
  7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Ende në ambientet e universitetit janë prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët po sekuestrojnë dokumentacionin. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast.