Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, PS pranon vendimin e Gjykatës Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit për dënimet.
Vendimi u miratua vetëm me 5 votat e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë.
“Këshilli i Legjislacionit ka vendosur miratimin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese.
U rrëzuan të gjitha ato pika të Rregullores së Kuvendit ku merren masat ndëshkimore 30-60 ditë, masa ndëshkimore të cilat u rrëzuan dhe në respekt dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj per BalkanWeb.
Ai raportoi se Këshilli i Legjislacionit duhet të shqyrtonte sot në këtë mbledhje dhe dy vendimmarrje të tjera të Gjykatës Kushtetuese, për profesionet e lira dhe për komisionet hetimore, por këto dy pika u shtynë për të premten e ardhshme, pasi mungonin dy relatorët Eduard Shalsi dhe Ermonela Felaj.