Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur të premten e 1 nëntorit në Greqi, në aksin rrugor Larisa-Agia.
Raportohet se si pasojë e përplasjes së 4 automjeteve mbetën të vdekur dy persona (35 dhe 65 vjeç. dhe tre u plagosën të tjerë, ndërkohë njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Automjetet e përplasura janë një kamion, një makinë tip “kafaz”, një traktor si dhe një makinë pasagjerësh.
Fillimisht aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori, të cilat shkuan në drejtim të kundërt duke u përplasur me dy automjete të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.Prothotema.gr.