Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 6 pedagogë, policia: Morën shuma parash për të kaluar në provime një studente 31-vjeçare


Policia e Elbasanit arrestoi 6 pedagogë të universitetit dhe një shtetas tjetër, i dyshuar se përfitoi financa për të ndihmuar një studente të kalonte provimet në mënyrë të parregullt.

Pas denoncimit nga gazetarët e një emisioni investigativ për shpërdorim detyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare organizuan operacionin, duke vënë në pranga pedagogët M. H., B. G., F. T., A. Sh., O. B., Z. G., dhe G. H., ndërsa shpallën në kërkim pedagogen E. G.

Sipas hetimeve, këta pedagogë shpërdoruan detyrën e tyre duke ndihmuar një studente 31-vjeçe të kalonte provimet përmes pagesave të bëra nga G. H. për këtë shërbim. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve që ishin në përdorim.

Njodtimi i policisë

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Teza”.

Shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime studenten, vihen në pranga 6 pedagogë dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Në pranga edhe shtetasi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.

Në kuadër të operacionit policor nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe, A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe G. H., 59 vjeç.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen E. G., 51 vjeçe, pedagoge.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi G. H..