Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia: Qytetarët shkodranë ndodhen nën thundrën e krimit të organizuar, pa mbështetje nga shteti


Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i Shkodrës, ka komentuar masakrën e fundit në Shkodër, duke e cilësuar atë si një traumatizim për të gjithë qytetin dhe si një shok për mbarë shqiptarët. Ai theksoi se qytetarët shkodranë ndodhen nën thundrën e krimit të organizuar, pa asnjë lloj mbështetje nga strukturat e shtetit.

Ai e përfundoi duke theksuar se situata e krijuar kërkon një angazhim të menjëhershëm nga ana e shtetit për të siguruar rendin dhe mbrojtjen e qytetarëve.

“Ka pasur një trauma për të gjithë qytetin, ishte shok për mbarë shqiptarët nga ajo masakër e ndodhur në mes të ditës.

Qytetarët shkodranë ndodhen nën thundrën e krimit të organizuar, por edhe të vetëm, pa asnjë lloj mbështetje nga strukturat e shtetit.

Në vend të luftonin kirmin e organizuar, fakohen në mbështetje të tyre, kjo nuk ndodh pa mbështetje politike të Ramës.

Maskra të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirje të strukturave shtetërore. Ka pasur denoncim nga një prej viktimave dhe nuk pati reagim nga strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, u shpreh Spahia.