Mesditën e sotme një automjet përplasi një motor i cili drejtohej nga një 21-vjeçar në aksin rrugor Fier-Vajkan.
21-vjeçari i cili drejtonte motomjetin u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas disa orësh në spital 21-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit shtetasi M.Ç u ndalua nga policia.
“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme” informoi sot policia.