Juventusi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Udineses, në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Okoye shënoi autogol në minutën e 19-të, për t’i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.
E Savona u përkujdes për 0:2 dhe epilogun e këtij takimi në minutën e 37-të.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretë, katër më pak se Napoli që kryeson.
Në anën tjetër, Udinese mbetet e shtata me 16 pikë të grumbulluara.