Mbështetës të opozitës kanë filluar të mblidhen para godinës së Bashkisë në Shkodër, ku do të zhvillohet protesta e tretë si pjesë e aksionit të “mosbindjes civile”.
Ky mobilizim vjen pas atentatit tragjik të ndodhur më 30 tetor 2024, që la pas tre viktima dhe ka detyruar Partinë Demokratike të zhvendosë protestat në kryeqendrën e veriut. Një ditë më parë, Sali Berisha njoftoi në një konferencë për mediat se protestat do të zhvilloheshin sot në orën 12:00, duke bërë thirrje për pjesëmarrje nga qytetarët.