Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi, gjatë protestës së sotme ka deklaruar se në Shqipëri aktualisht sundon krim-politika, duke theksuar se ky fenomen mbështetet nga qeveria dhe policia.
Ai shprehu se marshimi i sotëm nuk është vetëm për ngjarjen tragjike të Shkodrës, ku ndodhi masakra me tre viktima, por për të gjithë vendin. Boçi theksoi se atentati mafioz kishte si synim mposhtjen e qytetit të Shkodrës.
“Sot sundon krim-politika, ka bekimin e Ramës, mbështetjen e policisë së shtetit. Krimi mbron interesat e veta financiare bashkë me politikën, korr votat dhe kur i prishin interesat bën edhe shumë vrasje. E shoh si vënie fuqi për të mposhtur Shkodrën.
Ky marshim nuk organizohet vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, Nuk ka kohë më për të heshtur, por për mosbindje. Do e vazhdojmë aksionin tonë në mënyra e forma të ndryshme.
Është realitet që duhet ndryshuar, e ndryshon politika e opozita, që duhet të përcjellë shpresë.
Ngjarja nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, ka vite që investohet”, tha Boçi.