Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Ministrja Denaj të ndalë presionin ndaj gazetares me shkarkim nga puna të motrës së saj


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar që Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj të ndalë presionin ndaj gazetares së Top Channel Rudina Muça e cila publikoi investigimin për moskryerjen e vaksinës së kundër brucelozës e cila ka kushtuar 1.7 mln euro.

Denaj u denoncua nga gazetarja Muça se po kërcënohet me shkarkim nga puna të motrës së saj.

Anila Denaj të ndal presionin ndaj gazetares së Top Channel, Rudina Muca me shkarkim nga puna të motrës së saj dhe të jap llogari për faktin se ministria që drejton nuk e ka kryer vaksinën kundër Brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7mln euro.

Denoncimi kurajoz dhe profesional në shërbim të interesit publik duhet të bëj që organet e drejtësisë të hetojnë.

Ministrja Denaj në vend të kërcënimit ndaj familjarëve të gazetares me qëllim intimidimin dhe presionin për mos nxjerr të vërtetat, duhet të mbaj përgjegjësi për dikasterin që drejton. Bujqësia në fakt është nga sektorët më të dështuar të kësaj qeverie ku janë të specializuar për zhdukjen e fondeve europiane dhe shqiptare.

Këto akte tregojnë fare qartë edhe për regresin që tregonte Bashkimi Europian në raport me lirinë e medias dhe që aferat qeveritare nuk marrin përgjigje me hetim të fajtorëve por me kërcënim dhe intimidim të denoncuesve”-shkruan Zhupa.