Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Rama: Drejtësia e re, e çliruar nga politika


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve në Greqi u ndal edhe tek drejtësia e re, për të cilën tha se po vepron e çliruar nga politika.

Ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë- tha Rama- i cili theksoi se njerëz të lidhur me pushtetin apo me pushtet politik janë goditur pa dallim majtas dhe djathtas.

“Kush nga radhët tona kërkohet nga drejtësia, nuk i hidhet flamuri i partisë për të mbrojtur”, theksoi Rama.

Edi Rama: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse, goditja e para që nga themelimi i shtetit shqiptar. Për herë të partë njerëz të lidhur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht pozicionit apo lidhjes me partitë politike në qeveri apo opozitë. Ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga politika. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sa historike është kjo që po ndodh mjafton të kthesh koklën prapësht, ku nuk do të gjesh dot që nga 1912, as në Republikën e përkohshmen parlamentare, as në mbretëri as në diktaturë, as në periudhën e kalimit nga komunizmi në demokraci, deri 3-4 vjet më parë një individ me profil të lartë politik që të jetë dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga pushteti.