Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami ka çuar në qiellin e shtatë tifozët e Rangers-it duke e kualifikuar ekipin e tij në finale e Kupës.
Rekordmenët e Skocisë pritën në fushën e tyre Motherëell-in në ndeshjen e gjysmëfinale me miqtë që surprizuan duke shënuar të parët me Halliday në minutën e 25’.
Megjithatë Rangers i mbështetur nga tifozët e zjarrtë e rriti nivelin e lojës duke barazuar fillimisht me Dessers në minutën e 49’ para se Bajrami të shënonte golin e fitores në minutën e 81’.
Në finale Rangers do ndeshet me rivalët e përhershëm të Celtic.