Vendosni fjalën kyçe....

Ishulli i parë në botë me energji artificiale pritet të furnizojë 3 milionë shtëpi në Belgjikë

Një projekt i ri synon të prodhojë energji elektrike në një ishull, i aftë të furnizojë mbi 3 milionë apartamente në Belgjikë.

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka miratuar një hua prej 650 milionë eurosh për ndërtimin e ishullit të Princeshës Elisabeth, një masë tokësore që do jetë “ishulli energjetik” i parë artificial në botë.

Është një projekt që drejtohet nga operatori i rrjetit të tensionit të lartë të Belgjikës “Elia Transmission Belgium”. Pasi të përfundojë, kompania projekton një prodhim prej 3.5 gigavat energji për të ndihmuar vendin e vogël evropian për të fuqizuar më shumë se 3 milionë familje, thuhet në një një deklaratë nga Elia.

Në vend që të prodhojë energji si fermat e mëdha të prodhimi të energjisë nga era në det të hapur, ishulli i Princeshës Elisabeth do veprojë më shumë si një qendër qendrore për energjinë.

“Infrastruktura e tensionit të lartë e vendosur në ishull do bashkojë kabllot e eksportit në ishullin Princeshë Elisabeth.” – shpjegon deklarata nga Elia.

Detyra kryesore e ishullit do jetë të zvogëlojë varësinë e lartë të Belgjikës nga energjia e prodhuar nga nafta e gazi.

Ishulli pritet të vendoset rreth 45 kilometra nga brigjet e Ostendit.